
Përmes rrjeteve sociale, fillimisht ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe më pas kryeministri Edi Rama kanë dhënë lajmin e mirë për shërimin e mjekut të njohur Dhimitër Kraja nga COVID-19.
“Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja, i cili si pensionist iu përgjigj i pari apelit për t'u angazhuar në vijën e zjarrit, ku u plagos nga armiku”, shkruan kryeministri në Facebook.
Edhe pse në pension pas një karriere 50-vjeçare plot kërkime shkecore të botuara edhe ndërkombëtarisht, mjeku i njohur infeksionist ishte rikthyer në pavijon kundër pandemisë së koronavirusit, por ishte infektuar.
Mesazhe urimi për shërimin profesori ka marrë, ndër të tjerët, edhe nga presidenti Ilir Meta, dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (A2 Televizion)