
Përmes një postimi në profilin e saj Facebook, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, ka dhënë lajmin e mirë që edhe 3 infermierë të tjerë janë shëruar tashmë nga COVID-19.
Në total deri më tani janë shëruar 18 persona që i përkasin personelit shëndetësor. (A2 Televizion)