
Shtresa e ozonit po rekuperohet dhe do të jetë si më parë brenda disa dekadave, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kjo shtresë mbron planetin nga rrezet e dëmshme ultravjollcë, por që nga viti 1980 shkencëtarët ngritën alarmin mbi një vrimë në këtë mburojë.
Mendohet se shtresa e ozonit do të rekuperohet brenda vitit 2040, ndërsa në zonat polare mendohet se kjo gjë do të ndodhë në vitin 2060.
“Suksesi që kemi patur në eliminimin e kimikateve që dëmtonin shtresën e ozonit na tregon rrugën që duhet të ndjekim edhe për reduktimin e ngrohjes globale”, shprehet Petteri Taalas, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Meteorologjike Botërore. (A2 Televizion)