Lajme të këqija për Interin, 3 javë pa Lukakun

Nga A2 CNN
30 Gusht 2022, 09:36 | Futboll
Lajme të këqija për Interin, 3 javë pa Lukakun

Romelu Lukaku do të jetë një mungesë e sigurt në derbi për Interin. Kur kanë mbetur më pak se 5 ditë nga ndeshja me Milanin, tekniku zikaltër Simone Inzaghi ka marrë lajme të këqija nga infermieria.

Nga testet e fundit, sulmuesi belg ka pësuar një tendosje të muskujve në kofshën e majtë dhe nuk është në gjendje për të zbritur në fushë.

Siç raportojnë mediat italiane, përveç takimit me Cremonese, këtë të martë, belgu do të mungojë dhe në derbin me Milanin të shtunën, ndërsa rrezikon dhe takimin e parë në Ligën e Kampionëve përballë Bayern Munchen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos