Lajmet më të fundit nga lufta në Ukrainë: Rusia pranon për herë të parë humbjet

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 08:34 | Bota
Lajmet më të fundit nga lufta në Ukrainë: Rusia pranon

Në ditën e tetë të pushtimit rus të Ukrainës, BBC ka publikuar një përditësim të fundit mbi zhvillimet në Kiev dhe zona të tjera.

Në Kiev:

  • Katër shpërthime të mëdha, në orët e fundit, janë kapur në video nga dëshmitarët, por është e paqartë se cilat ishin objektivat apo nëse kishte viktima
  • Korrespondentët e BBC thonë se shpërthimet mund të dëgjoheshin nga dy kate nëntokë në bunkerin e tyre
  • Një zyrtar i mbrojtjes amerikane thotë se një kolonë masive me automjete ushtarake ruse pranë Kievit ka "ngecur" për shkak të mungesës së karburantit dhe ushqimit.

Në jug:

  • Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit-port kyç të Khersonit, sipas zyrtarëve lokalë. Është qyteti i parë i madh ukrainas që është pushtuar që nga fillimi i pushtimit rus.
  • Në qytetin-port të Mariupolit, qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur pas bombardimeve të vazhdueshme, thotë nënkryetari i bashkisë së qytetit. Ushtria e Ukrainës pretendon se qyteti mbetet në duart e Ukrainës

Në verilindje:

  • Gjithashtu, ka pasur bombardime të rënda të qytetit të dytë të vendit, Kharkhiv

Zhvillime të tjera: (A2 Televizion)

  • Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, publikoi një video të natës vonë, duke lavdëruar guximin e qytetarëve në mbrojtjen e vendit të tyre.
  • Më shumë se një milion njerëz janë larguar tani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit, thotë OKB.
  • Një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë ka nisur nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë
  • Rusia ka pranuar për herë të parë se ka pësuar humbje të rënda ushtarake gjatë sulmit të saj në Ukrainë, me 498 trupa të vrarë dhe 1597 të tjerë të plagosur.

A2 CNN Livestream

Latest Videos