
Humbja e tretë në 9 ndeshje të luajtura deri më tani në kampionat për Los Angeles Lakers. Kampionët në fuqi të NBA u mposhtën nga San Antonio Spurs me rezultatin 118-109.
LeBron James ishte sërish pikëshënuesi më i mirë për Lakers, por Spurs u treguan më të saktë përpara koshit, me qendrën LaMarcus Aldridge që shënoi 28 pikë.
Kreu është i ngjeshur në Konferencën e Perëndimit, me Phoenix Suns që kryesojnë me 6 fitore dhe dy humbje. (A2 Televizion)