Lapaj sfidon këdo që dyshon se po mendon për karrierë personale: Të vijnë këtu

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 21:38 | Politikë
Lapaj sfidon këdo që dyshon se po mendon për karrierë

I ftuar në A2 CNN, Adriatik Lapaj është shprehur se me synimin e tij për bërjen pjesë në politikën aktive, nuk ka për qëllim që të bëjë karrierë personale.

Madje për këtë, ai bën edhe një sfidë të hapur për këdo që ka këtë dyshim.

“Nuk jam duke kërkuar asgjë për veten, nëse dikush ka merak që e bëj për karrierë, të më vijën kur të duan publikisht t’u firmos çfarë dokumenti të duan, tërhiqem nga jeta publike 20 vjet sa të duan, iki në gjykatë bëj profesionin tim, por t’i pranojnë pikat, sepse ka ardhur koha që të kenë garë dhe meritokraci. Ky është ndryshimi”, tha Lapaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos