Largimi i Bashës, Godole: Duhet analizë që të tregojë përgjegjësit e 6 marsit

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 16:58 | Politikë
Largimi i Bashës, Godole: Duhet analizë që të tregojë

Anëtarja e Kryesisë dhe sekretarja në PD Jonila Godole ende nuk pranon të pozicionohet publikisht në konfliktin e brendshëm të demokratëve.

E pyetur nga A2CNN nëse e gjykon të nevojshme dorëheqjen e Lulzim Bashës pas disfatës në zgjedhjet e 6 Marsit, Godole vendos theksin tek analiza që duhet bërë për humbjen e zgjedhjeve të 6 marsit, ndryshe nga kolegët e saj, që kanë kërkuar kokën e kryetarit. 

“Një analizë të shkurtër në kohë, pasi ishin vetëm 6  bashki, kush ishin faktorët e jashtëm e të brendshëm dhe vetë kjo analizë do të nxjerrë përgjegjësit sipas posteve”, tha Godole.

Sekretarja për të përndjekurit politikë mendon se iu takon demokratëve të vendosin cila do të ishte zgjidhja e duhur që do të nxirrte partinë nga situata e krijuar.

“Ju e patë që as deputetët, as kandidatët e as kryetarët e degëve nuk janë në një mendim. Është një kakofoni e madhe. Nëse pastaj për bashkim apo jo të demokratëve, ata e dinë vetë nëse zgjedhin të mbështesin dikë për interesat e njërit apo tjetrit le ta bëjnë”, shtoi Godole. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që do të bashkonte grupimet brenda demokratëve, prej ditësh zhvillohen negociata mes mbështetësve të Berishës dhe pjesës zyrtare të PD-së.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos