Lazio përmbyset nga Celtic dhe ndërlikon pozitat në grup

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 22:58 | Futboll
Lazio përmbyset nga Celtic dhe ndërlikon pozitat në grup

Lazio është mundur 2-1 nga Celtic në Skoci, duke vështirësuar pozitat në grupin E të Europa League.

Bardhekaltërit kaluan të parët në avantazh me Lazzari në minutën e 40, por u përmbysën nga skocezët, të cilët shënuan me Christie (’67) dhe Julien (’89).

Pas kësaj humbjeje, Lazio e sheh veten në vendin e tretë, me 3 pikë, në grupin e kryesuar pikërisht nga Celtic me 7 pikë, i ndjekur nga Cluj me 6.

Ndërkohë, po me përmbysje fitoi edhe Arsenali ndaj Guimaraes. Londinezët e panë veten dy herë në disavantazh, por arritën që të barazonin në të dyja rastet dhe në minutën e tretë shtesë shënoi edhe golin e fitores me Pepe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos