Romës i mohohet fitorja me një penallti që nuk ishte, United triumfon në Beograd

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 21:03 | Futboll

Roma ka barazuar 1-1 në Olimpico një ndeshjë që e kishte të fituar deri në minutën e 94-t.

Zaniolo kaloi në avantazh verdhekuqtë në minutën e 32-të ndaj Borussia Monchengladbach, por në minutën e 95 Stindl barazoi me një penallti që nuk duhej akorduar.

Arbitri pa një prekje të topit me dorë në zonë nga Smalling, por në fakt mbrojtësi anglez u godit në fytyrë nga topi. Në Europa League nuk ka VAR dhe arbitri nuk mund ta rishikojë aksionin për të korrigjuar gabimin, duke bërë që heshtja të bjerë në Olimpico.

Ndërkohë, Manchester United ka fituar në Beograd ndaj vendasve të Partizanit me rezultatin e ngushtë 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Martial me penallti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos