Partizani mund Skënderbeun dhe merr kryesimin

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 17:03 | Futboll
Partizani mund Skënderbeun dhe merr kryesimin

Partizani mundi me rezultatin 3-1 Skënderbeun, fitore kjo që e ngjit në krye të renditjes me 17 pikë.

Belica shënoi që në minutën e tretë për të kuqtë, ndërsa Telushi dyfishoi rezultatin në minutën e 19.

Gripshi shkurtoi diferencën në përfundimin e pjesës së parë, por ekipi korçar nuk arriti të bënte më shumë se kaq.

Erald Çinari, në minutën e 60’ mori bukur topin në zonë dhe me një qetësi për t’u admiruar mposhti për herë të tretë portierin Koliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos