Lazio tërhiqet nga “lufta” për zonën Champions

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 22:37 | Futboll
Lazio tërhiqet nga “lufta” për zonën Champions

Lazio humbi në transfertë ndaj Fiorentinës me rezultatin 2-0, duke venitur shpresat për një vend në zonën Champions.

Dygolëshi i Vlahovic bën që skuadra vjollcë të hedhë një hap të sigurtë drejt mbijetesës në Serinë A.

Ndërkohë, ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi tashmë e sheh veten 5 pikë larg Atalantës, Juventusit dhe Milanit, të treja me nga 69 pikë dhe 6 pikë larg Napolit të vendit të dytë, që sot mundi 4-1 Spezian.

Po sot, Interi fitoi 5-1 ndaj Sampdoria, ndërsa Udinese barazoi 1-1 ndaj Bologna. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos