
Armenia dhe Azerbajxhani janë në luftë aktualisht. Duke qenë se i duhet të forcohet, Armenia i ka kërkuar të gjithë personave nën 40 vjeç që t’i bashkohen ushtrisë.
Mes personave që i janë përgjigjur kësaj thirrjeje është kapiteni i kombëtares armene të futbollit, Varazdot Haroyan.
Pasi ka luajtur në 3 sezonet e fundit në Rusi me ekipin Ural, futbollisti ishte në prag nënshkrimi me Larisën në Greqi. Por, pak përpara firmosjes, klubi grek mori një mesazh nga menaxheri i futbollistit, i cili shpjegonte situatën dhe vendimin e tij për të lënë momentalisht futbollin dhe për t’iu përkushtuar mbrojtjes së atdheut.
Qendërmbrojtësi 28-vjeçar ka luajtur 243 ndeshje me klube gjatë karrierës së tij, ndërsa me kombëtaren ka qenë i pranishëm në 51 takime. (A2 Televizion)