
Bashkimi Evropian po e vret Evropën. Marin Le Pen përcjell nga Milano qëndrimin e fortë kundër unionit. Liderja e Partisë Nacionaliste Franceze foli në një konferencë për shtyp para tubimit të planifikuar në qytetin italian.
“Bashkimi Evropian është një sistem burgu, krejtësisht jo demokratik, më një buxhet tmerrues. Është tmerrues në pikëpamjen e sigurisë së qytetarëve, kushteve ekonomike, mbrojtjes sociale dhe humbjes së pavarësisë së vendeve tona”, tha nacionalistja franceze.
Le Pen shoqërohej nga Jordan Bardella, 23 vjeçari nga Parisi që partia e ekstremit të djathtë ka zgjedhur ta vendosë në krye të fushatës për zgjedhjet e Parlamentit Evropian javën e ardhshme.
Franca do të votojë në 26 maj, mes pritshmërive se nacionalistët rreth Evropës do të shënojnë fitore të konsiderueshme.
Zv.kryeministri italian dhe lideri i partisë kundër emigrantëve Lega Nord, Mateo Salvini organizoi një manifestim për lëvizjet nacionaliste në 12 shtete evropiane më shpresën e krijimit të një fronti të bashkuar në prag të zgjedhjeve (A2 Televizion)