Legjionarët shqiptarë, Abazaj gjen golin e parë në Turqi

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 08:30 | Futboll
Legjionarët shqiptarë, Abazaj gjen golin e parë në Turqi

Pas vetëm dy javësh në Turqi, Kristal Abazaj ka gjetur rrugën e rrjetës. Futbollisti, i cili këtë sezon nënshkroi për Instanbulspor në Ligën e Dytë turke shënoi golin e parë në fitoren 2-1 që skuadra e tij arriti ndaj Bandirmaspor.

Në minutë e 16 Abazaj bëri një lëvizje të zgjuar në krahun e majtë, duke gjetur hapësirën në zonë për të çuar topin drejt rrjetës.

Duket se Abazaj është në një formë të mirë pasi edhe në javën e parë të kampionatit ai u fut nga stoli duke dhuruar edhe pasimin e golit për skuadrën e tij. Kujtojmë që të Instanbulspor luan edhe futbollisti tjetër shqiptar Roca, i cili bëri një paraqitje të mirë sipas mediave turke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos