Reja shpjegon mungesat e rëndësishme: Napoli më kërkoi të mos grumbulloja Hysajn

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 11:10 | Futboll
Reja shpjegon mungesat e rëndësishme: Napoli më kërkoi

Trajneri Edi Reja shpjegoi në një konferencë për mediat arsyet që e kanë shtyrë të mos grumbullojë disa prej emrave më të mëdhenj , si Hysaj, Sadiku, apo të tjerë.

“Jam shpesh në kontakt me klubet dhe ka shumë probleme pasi nuk duan të lëshojnë lojtarët, duke qenë se po shkojmë në zonat e kuqe dhe është e vështirë për klubet t’i lënë lojtarët e lirë.

Napoli më kërkoi të mos i thërrisja lojtarët. Janë disa lojtarë të cilët klubet nuk duan t’i lënë të vijmë. Sa i përket titullarëve, duhet bërë një vlerësim. Napoli kërkoi të mos e thirrja Hysajn, Roshi është i dëmtuar, Cikalleshi momentalisht nuk është end enë kushtet më të mira, ndërsa Balajn e kam lënë vetë në shtëpi”, tha Reja.

Trajneri shpjegoi edhe planet e tij për të ardhmen. “Duhet t’u japë hapësirë lojtarëve të rinj. Kam detyrën që t’i fus këta lojtarë dalë-ngadalë, në mënyrë që këta të jenë gati për sa i përket Europianit 2024. Do të shohim nëse janë lojtarë të cilët mund t’u besojmë të ardhmen. Nëse nuk i fusim në lojë nuk do të dimë kurrë sa vlejnë. Nuk e di sa do të vijnë. Presim ndeshjet e sotme dhe të së dielës dhe të hënën presim sa do të vijnë. Unë pres të kem 23-24 lojtarë”.

https://youtu.be/va_7m7vRQY0

Reja ka lënë jashtë listës kapitenin Elseid Hysaj, por edhe emra të tjerë të rëndësishëm të skuadrës, si Odise Roshi, Armando Sadiku, Bekim Balaj dhe Sokol Cikalleshi. Risi në listë është portieri Marco Molla, 19-vjeçar, i cili ka qenë pjesë deri tani e përfaqësueses së Italisë U-19.

Mes prurjeve të tjera të reja janë edhe Jon Mersinaj, Albi Doka dhe Sherif Kallaku, ndërsa ka thërritur përsëri në skuadër Ermir Lenjanin dhe Florian Kamberin, të cilën nuk u lejuan nga klubet e tyre për dy ndeshjet e para të Nations League.

Shqipëria luan kundër Armenisë në Jerevan në 7 tetor, ndërsa 11 tetor viziton Kazakistanin, e më pas Lituaninë në 14, për dy ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve. Skuadra jonë renditet e dyta në grupin 4 të Ligës C, me 3 pikë pas dy ndeshjesh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/03/publikohet-lista-e-kombetares-reja-le-jashte-emrat-e-medhenj-vjen-portieri-i-italise-u-19/

A2 CNN Livestream

Latest Videos