“Family Guy” është një nga filmat vizatimor për të rritur më kontrovers dhe argëtues së dekadës së fundit.
Por ideatori i serisë së famshme, Gary Janetti, tashmë po i përkushtohet një serie tjetër, që premton polemika por edhe sukses pafund.
Bëhet fjalë për “The Prince”, që për protagonistë ka familjen më të diskutuar në planet, atë që me shekuj mbretëron Britaninë e Madhe.
"Princi" i titullit është sigurisht George, djaloshi biond dhe shumë simpatik që në të ardhmen do të jetë mbreti më i admiruar në botë.

Princi George 
Princi George 
Princi William 
Princi William 
Princi Charles 
Princi Charles 
Princi Harry 
Princi Harry 
Meghan Markle 
Meghan Markle 
Mbretëresha Elisabeth 
Mbretëresha Elisabeth 
Princesha Kate 
Princesha Kate 
Princesha Charlotte 
Princesha Charlotte 
Philip, Duka i Edinburgut 
Philip, Duka i Edinburgut 
Dukesha Camilla 
Dukesha Camilla
Karakteri i tij i çiltër ka frymëzuar mediat botërore dhe në veçanti rrejtët sociale, që i kanë kushtuar princit shumë “meme” plot shaka.
Njëri prej tyre ka qenë pikërisht Janetti, që tani ka vendosur të prezantojë një seri të mirëfilltë ku do të pasqyrohet jeta e familjes mbretërore e parë nga sytë një 6-vjeçari.
Dubluesit e familjes do të jenë po aq të famshëm, boll të mendosh që princi Harry do të ketë zërin e Orlando Bloom. “The Prince” pritet të dalë fillimisht në ekran në kanalin HBO MAx në Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)