Autoritetet britanike i kanë bërë një tjetër nderim grupit të famshëm të muzikës rok “Queen”, pas vendimin të Postës Mbretërore për të nxjerrë një pullë të veçantë për 50 vjetorin e krijimit të tyre.
Freddie Mercury dhe anëtarët e tjerët janë grupi i parë muzikor që do të stampohen në një monedhë, të krijuar direkt nga thesari i Mbretërisë së Bashkuar. Monedha do të ketë prerje 5 paund dhe do të jetë e para e koleksionit të ri “Legjendat e muzikës”.
“Ky është një moment i madh që askush nuk e kishte imagjinuar. Kur e nisëm rrugëtimin tonë edhe shkalla e parë dukej e paarritshme. Të bësh të njohur grupin tonë dhe të vlerësosh muzikën që kemi bërë në këtë mënyrë është shumë e veçantë dhe nderim i madh”, deklaroi kitaristi Brian May.
Çdo anëtar i grupit do të ketë monedhën e tij, me detajet e instrumenteve që ata luajnë. (A2 Televizion)