
Legjenda e NBA, Miachael Jordan, ka dhuruar 10 milionë dollarë për të hapur dy klinika mjekësore në qytetin e tij të lindjes, Uillmington (Wilmington), në Karolinën e Veriut.
Klinikat, të cilat mendohet të hapen në vitin 2022, do t’u shërbejnë banorëve të pasiguruar të Kontesë Nju-Hanover, sipas një deklarate për shtyp të bërë nga autoritetet lokale të shëndetësisë.
“Të gjithë duhet të kenë mundësi të marrin kujdes shëndetësor cilësor aty ku jetojnë, kanë apo jo sigurim shëndetësor”, tha Jordan në një deklaratë. “Uillmingtoni zë një vend të veçantë në zemrën time dhe ndihem vërtet i plotësuar që kam mundësi të jap diçka për komunitetin që më ka mbështetur përgjatë gjithë jetës sime”.
Nuk është hera e parë që Jordan – i cili tani është pronar i ekipit të basketbollit Charlotte Hornets – ka ndihmuar komunitetin e tij. Në vitin 2017, ai dhuroi 7 milionë dollarë për të hapur dy klinika pikërisht në këtë qytet. (A2 Televizion)