Kategoria Superiore, faza e katërt nis me supersfidën Kukësi-Tirana

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 16:39 | Futboll
Kategoria Superiore, faza e katërt nis me supersfidën

Sprinti final në Kategorinë Superiore. Faza e katërt dhe e fundit e kampionatit nis prej kësaj fundjave, me duelin Kukësi-Tirana. Dy skuadrat që sezonin e kaluar rivalizuan për titullin, e shohin veten në pozita të ndryshme. Kukësi kërkon të sigurojë mesin e artë në renditje, ndërsa bardheblutë të mbeten në garë me kryesuesit.

“Problem ka qenë mosstabiliteti dhe oshilacione”, u shpreh Josa.

“Kukësi është një skuadër cilësore, pavarësisht se i kanë munguar rezultatet. Në gjirin e saj ka lojtarë shumë të mirë, të cilët bëjnë diferencën dhe të vënë në vështirësi. Koeficienti i vështirësisë është shumë i lartë, kështu që na pret një ndeshje e rëndësishme. Të futemi në fushë me kokën poshtë, për të dalë me kokën lart. Kemi një fanellë që është shumë e rëndë”, tha Orges Shehi. 

Pasi u ngjit në vendin e dytë, Partizani beson se mund ta përmbysë Teutën. Fitorja me Kastriotin do t’i jepte të kuqve kreun për 24 orë, duke shtuar presionin te rivalët.

“Në disa përballje me ekipe edhe më poshtë se Kastrioti kemi pasur probleme. Kështu që nuk mendoj se kemi një ndeshje të lehtë. Është e vështirë, pasi edhe ata duan pikë dhe të sigurojnë mesin e artë në fund të kampionatit”, u shpreh trajneri i Partizanit, Ilir Daja.

Java e 28-të e Superiores vijon të dielën me tre përballje, ku në fushë zbresin Vllaznia, Teuta dhe Laçi pretendente, që do të provojnë të evitojnë hapat fals përballë tre skuadrave që mbyllin renditjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos