Fiton në muaj aq sa Lewandowski merr për dy ditë

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 12:50 | Futboll

Robert Lewandowski është futbollisti kryesor i Bayern Munchen prej disa sezonesh. Sulmuesi polak e ka dërguar ekipin bavarez në majë të futbollit vitet e fundit, sidomos sezonin e kaluar, me fitoren e 6 titujve.

Gjithashtu, bashkë me kapitenin Neuer, qendërsulmuesi është një nga lojtarët më të vlerësuar edhe nga ana financiare, me një pagë që shkon 1,7 milionë euro në muaj. Shumë më shumë sesa përfiton Tiago Dantas, mesfushori që Bayern e huazoi nga Benfica dhe që ka një pagë prej 8000 eurosh në muaj. Thënë ndryshe, portugezi merr në muaj aq sa Lewandowski i merr për dy ditë.

Mesfushori 20-vjeçar nuk ka luajtur shumë minuta këtë sezon dhe nuk i ka bindur drejtuesit gjermanë, të cilët me shumë mundësi do ta kthejnë sërish në Portugali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos