Lela: Lufta brenda PD-së nuk zgjidhet më 5 janar, “atëvrasjet” politike janë të gjata

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2021, 20:33 | Politikë
Lela: Lufta brenda PD-së nuk zgjidhet më 5 janar,

“Edhe 2022 do të jetë në shenjën e konfliktit”. Është i bindur për këtë analisti Alfred Lela, duke folur për muret politike që u ngritën pothuajse papritur brenda selisë së Partisë Demokratike.   

“Ishte konflikt i konflikt i paparashikueshëm, të paktën nga analizat e bëra. Kuvendi i korrikut, ishte i gjithi në shenjën e paqes, Berisha dhe Basha ishin të buzëqeshur,  në dukje të dakordësuar dhe në kontroll të gjithë koreve brenda Partisë Demokratike, që pas pak muajve u treguan se shkonin përkundër njëritjetrit, dhe do vazhdojnë të jenë”, thotë analisti, i ftuar në A2 CNN.  

Ai nuk beson se zgjidhja është e afërt. “Nuk besoj se gjithçka do të zgjidhet më 5 janar, ashtu si nuk mendoja se do të zgjidhej më 11 ose më 18 dhjetor, apo në stacione të tjera politike që janë aq afër me njëra-tjetrën që e bëjnë të pamundur zgjidhjen”.

https://a2news.com/2021/12/29/percarja-ne-pd-cipa-pd-nuk-po-shfaq-nje-pjese-te-njerezishme-te-saj-as-alternativa-te-treta-qe-mund-te-jene-rezultantja-bashkuese/

Rrugëtimi sipas tij do të jetë i gjatë, veçanërisht aty ku flitet për një atëvrasje politike. Sipas Lelës, “vrasjet politike, nuk ndodhin si ato të kronikës. Ato janë më të gjata, shtrihen në kohë. Kjo po ndodhe dhe me atëvrasjen në PD. Përveçse nëse konflikti bëhet fizik, për të cilin unë nuk shoh premisat për shumë arsyeje, përtej kësaj hipoteze konflikti do të zgjas edhe pas verdiktit të gjykatave për statutet. Asnjëra prej palëve nuk do të lëshojë pe, njëra hamendëson anëtarësi të shumta, tjetra thotë se kam vulën, strukturën, bravat e kështu me radhë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos