
Pas 23 javësh, Arsenali e sheh veten për herë të parë në vendin e dytë edhe pse me pikë të barabarta dhe me një ndeshje më pak se Manchester City.
Skuadra e Pep Guardiolës triumfoi ndaj “topçinjve” në Londër me rezultatin 1-3 në një ndeshje spektakolare. Takimi u hap me gol të shënuar nga belgu De Bruyne, i cili përfitoi nga një gafë e mbrojtësit Tomiyasu. Më pas, Arsenali reagoi dhe gjeti golin e barazimit me anë të Saka në fundin e pjesës së parë, i cili ktheu në gol një 11-metërsh.
Me nisjen e pjesës së dytë, Grealish shënoi golin e avantazhit për Cityn, ndërsa Haaland vulosi rezultatin e ndeshjes në 1-3. Me këtë fitore, Manchester City ngjitet në vendin e parë me 51 pikë, po aq sa edhe Arsenali, por me golavarazh më të mirë. Megjithatë, skuadra e Artetas ka një ndeshje më pak. (A2 Televizion)