
Në një ndeshje spektakolare, Dortmundi ka mposhtur minimalisht 1-0 në ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt Chelsea-n.
Blutë e Londrës e dominuan takimin, duke krijuar raste të shumta për shënim, por për meritë edhe të portierit gjerman, Dortmundi e mbajti portën të paprekur në këtë sfidë, ndërsa shfrytëzoi në maksimum kundërsulmin. Në minutën e 83-të, Adeyemi realizoi një gol spektakolar teksa vrapo për më shumë se 70 metra, në fund shmangu dhe portierin dhe ndëshkoi Chelsean, i cili ka edhe 90 minuta në ndeshjen e kthimit për të provuar të sigurojë biletën e çerekfinaleve të Champions League.
Në ndeshjen tjetër të së mërkurës, Benfica hodhi një hap të sigurt drejt fazës së ardhshme, teksa fitoi me rezultatin e pastër 0-2 në transfertë ndaj Club Brugge. (A2 Televizion)