
Real Madrid regjistroi nje fitore të lehtë përballë Elche, në “Santiago Bernabeu”.
Gjithçka u zhbllokua shpejt, me Asensio që hapi llogarinë e golave për vendasit që në minutën e tetë të ndeshjes.
Pas tij, ylli i skuadrës, Karim Benzema, ia bëri dhe më të lehtë madrilenëve dhe dërgoi ekipet në pushim me rezultatin e pastër 3-0.
Në pjesën e dytë, edhe Modric la “gjurmën” e tij dhe gjithçka u mbyll me shifrat 4-0.
Pas këtij suksesi, Real Madrid shkon në kuotën e 48 pikëve, në vendin e dytë, 8 pikë prapa Barcelonës. (A2 Televizion)