
Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, komentoi në “Absolut 4” në A2, lëvizjet e fundit nga radhët e LSI-së drejt Partisë Socialiste.
Gjiknuri u shpreh se PS-ja është një parti e hapur, ndërsa theksoi se te LSI-ja, këta persona nuk shohin asnjë të ardhme.
“PS është parti e hapur. Ish-anëtarë të LSI-së që duan të anëtarësohen në PS janë të mirëpritur. Ka shumë grupime të LSI-së, të cilët në mënyrë publike demonstrative shkëputen nga LSI-ja, sepse nuk shohin më aty një të ardhme, e shohin një forcë në degradim. LSI-ja ka qenë një rrymë e mirëfilltë klienteliste. Njerëzit shikonin aty vetëm një interes të mirëfilltë personal. LSI-ja është parti tipike e krijuar nga momenti”, u shpreh Gjiknuri. (A2 Televizion)