Lezhë, rëndohet situata e zjarreve

Nga A2 CNN
15 Gusht 2021, 16:38 | Aktualitet
Lezhë, rëndohet situata e zjarreve

Rëndohet situata e zjarreve në Qarkun e Lezhës. Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në disa zona si:  Patalej (Kolsh), ku zjarri është përhapur shumë, ndërkohë që helikopteri i ardhur nga Çekia po mundohet që ta shuajë me ndërhyrje nga lart.

Janë angazhuar me dhjetra forca të ushtrisë dhe shërbimit pyjor nga toka, ndërsa raportohen dhjetra hektarë të djegura në Mirditë.

Në Katundin e vjetër (zonë turistike), po ashtu edhe në Zejmen, ka rënë një zjarr në afërsi të banesave. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/14/situata-e-zjarreve-ulet-rreziku-per-banesat-vijojne-vatrat-aktive-ne-veri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos