
Gjykata e mbështetur nga Kombet e Bashkuara ka shpallur fajtor një nga 4 personat e akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit të Libanit Rafik Hariri në vitin 2005.
Salim Ayyash dhe 3 të akuzuarit e tjerë, pjesë e grupit militant Hezbollah, nuk kanë marrë pjesë në procesin që ka filluar që në vitin 2014.
Vrasja e Rafik Haririt, një prej politikanëve më të rëndësishëm sunitë të Libanit, shkaktoi trazira të mëdha dhe ky vendim i gjykatës pritet gjithashtu të shkaktojë një tjetër krizë në këtë vend.
Djali i ish-kryeministrit Hariri deklaroi se e pranon vendimin e gjykatës dhe shton se pret që ai të zbardhet sa më shpejt. (A2 Televizion)