Liderët e BE-së mblidhen në Moldavi, Kosova mes temave të bisedës

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 07:22 | Politikë
Liderët e BE-së mblidhen në Moldavi, Kosova mes temave të

Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane do të mblidhen sot në Kishiniev të Moldavisë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Europian, për të diskutuar një varg çështjesh që shqetësojnë kontinentin, mes të cilave edhe tensionet në veri të Kosovës.

Iniciatori i këtij komuniteti është presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

Takimi i tij i parë u mbajt në Pragë, tetorin e kaluar, dhe u fokusua në çështjet e energjisë dhe sigurisë.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa një tjetër takim mendohet të jetë ai mes Macron dhe Vjosa Osmanit.

Një ditë më parë, Borrell takoi në Bratislavë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe u përpoq të organizonte një tryezë ku të ishte dhe Vuçiç, i cili shmangu pjesëmarrjen me justifikimin se po ndiqte situatën në veri.

Në një postim në Twitter pas takimit, Borrell tha se situata në veri të Kosovës është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/nga-doreheqja-e-serbeve-te-dhuna-si-shperthyen-tensionet-ne-veri-te-kosoves/
https://a2news.com/2023/05/31/erdogan-bisede-me-kurtin-e-vucicin-avancimi-i-dialogut-menyra-e-vetme-per-paqe-turqia-e-gatshme-te-kontribuoje/
https://a2news.com/2023/05/31/kurti-ne-bratisllave-takohet-me-borrell-dhe-lajcak-duhet-zgjidhje-urgjente/

A2 CNN Livestream

Latest Videos