Fituesi i Bashkisë u nda me 30 vota, Rrogozhina do të rinumërohet

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 16:19 | Politikë
Fituesi i Bashkisë u nda me 30 vota, Rrogozhina do të rinumërohet

55 qendrat e votimit të Bashkisë së Rrogozhinës do të rinumërohen. Pavarësisht se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nuk gjeti dakordësinë për të miratuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rinumërim të votave për Bashkinë e Rrogozhinës, dy anëtarët e propozuar nga opozita shfrytëzuan mekanizmin zhbllokues të Kodit Zgjedhor, duke vendosur hapjen e kutive bazuar në vullnetin e tyre.

Kodi Zgjedhor lejon qoftë edhe një anëtar të vetëm të KAS-it të kërkojë rinumërim për gjetjen e provave në rastet kur ka dyshime për tjetërsim votash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos