Forumi i biznesit në Bratislavë, Rama takohet me Macron

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 16:52 | Politikë

Krerët e shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor kanë marrë sot pjesë në punimet e forumit “Open Roads Balkans Back in Business”, ku pavarësisht agjendës tema më e nxehtë e diskutimeve ka qenë situata e tensionuar në Veri të Kosovës.

Askush prej liderëve nuk ka mundur t’i shpëtojë insistimit të mediave për një koment mbi përplasjen e protestuesve serbë me trupat e KFOR-it dhe dhunën ndaj mediave, ndërsa mesazhi që ka prevaluar ka qenë për bisedime dhe stabilitet.

Edhe kryeministri Edi Rama ndodhet në Bratislavë, ku nuk kanë munguar takimet dypalëshe me liderët e BE-së.

Në mesditë, shefi i qeverisë është takuar me Presidentin francez, Emannuel Macron, duke u ndalur në diskutime mbi projektet e përbashkëta mes dy vendeve, por edhe sfida madhore si lufta në Ukrainë dhe tensionet midis Kosovës e Serbisë.

Bratislavë, Sllovaki - Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri.

Edi Rama në Facebook (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/31/tensionet-ne-veri-rama-kosova-dhe-serbia-afer-nje-marreveshje-konflikti-mund-te-ishte-shmangur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos