Pas 14 vitesh nga hera e fundit, një president kinez bën një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut. Dhe jo pa qëllim, vizita kryhet një javë përpara përballjes të presidentit Xi Jinping me Donald Trump në kuadër të G-20.

Xi Jinping mbërriti sot në Pyongyang i pritur në aeroport nga lideri koreano verior Kim Jong Un dhe gruaja e tij Ri Sol Ju, si dhe nga qindra mijëra persona që i përcillnin me pamje në dukje festive deri në Pallatin e Diellit, mauzoleun e “babait të kombit”, themeluesit të regjimit komunist, Kim Il Sung.

Kim Yong Un ka udhëtuar 4 herë këtë vit në drejtim të Pekinit, por vizita e liderit kinez në Kore gjykohet nga analistët më shumë si një mesazh i fortë për Shtetet e Bashkuara, në prag të G-20, në një moment kulmor të ftohjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e tregtisë së lirë. (A2 Televizion)