Zgjedhja e pasuesit të May, 5 kandidatët në debat të ri, Johnson favorit

Nga A2 CNN
19 Qershor 2019, 16:51 | Bota
Zgjedhja e pasuesit të May, 5 kandidatët në debat të ri,

Vazhdon e ethshme gara për postin më të rëndësishme e të lakmuar në Mbretërinë e Bashkuara; atë të kryeministrit. Boris Johnson është pretendenti kryesor, duke siguruar 40 për qind të votave në raundin e dytë të garës për lidershipin konservator dhe rrjedhimisht kreun e ri të vendit.

Pas eliminimit të Dominik Raab, ai përballet tani me 4 rivalë; Rory Stewart, ministër i Zhvillimit Ndërkombëtar, Jeremy Hunt, ministër i Jashtëm dhe i dyti më më shumë vota, sekretari për Punët e Brendshme Sajid Javid dhe Michael Gove, Ministër i Mjedisit.

5 kandidatët sfiduan njëri-tjetrin në një debat televiziv mbrëmjen e së martës. Çështja më e prekur ishte Brexit. Johnson mendon se me apo pa ujdi, shkëputja nga unioni duhet të bëhet në 31 tetor. 

“Duhet të dalim patjetër në 31 tetor, pasi në të kundërtën do të përballemi me një humbje katastrofike të besimit në politikë. Boll kohë kemi humbur”, u shpreh Boris Johnson.

Por ndryshe e mendon Jeremy Hunt. “Do të na duhet pak më shumë kohë pasi Partia Konservatore është partia e biznesit, por ne jemi edhe partia e unionit dhe shpresës. Duhet të shmangim mundësinë e daljes pa ujdi dhe zgjedhjeve të reja”, deklaroi Jeremy Hunt.

Pas votimeve të tjera nga konservatorët, dy kandidatët me më shumë mbështetje do të përballen në një balotazh, ku fituesit do të përzgjidhet nga të gjithë pjesëtarët e partisë që votojnë me postë. Emri i pasuesit të Theresa May pritet të mësohet në fund të muajit korrik.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos