Tre rusë dhe një ukrainas u akuzuan nga prokurorët holandezë, lidhur më rrëzimin e avionit malajzian me numër fluturimi MH17. Kjo është hera e parë që ngrihen akuza për ngjarjen e ndodhur në korrik të 2014-tës, në lindje të Ukrainës.
4 të dyshuarit akuzohen se dërguan në zonë sistemin raketor Busk, nga ku u lëshua raketa që rrëzoi avionin me 289 persona në bord. Avioni ishte nisur nga Amsterdami në Kuala Lumpur, kur u qëllua mbi Ukrainën e përfshirë nga konflikti.
Procesi gjyqësor kundër tyre do të nisë në Holandë më 9 mars të 2020-tës. Të akuzuarit janë ish zyrtarë të lartë të Republikës së vetëshpallur të Donetskut, mes të cilëve Igor Girkin, atëherë ministër i Jashtëm. (A2 Televizion)