All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lidhja 2-vjeçare e Dua Lipës në pikëpyetje, këngëtarja zgjedh karrierën para Anwar?

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 13:45 | Showbiz
All - Paragraf - 1

Mediat britanike i kanë kushtuar këtë të diel një artikull lidhjes së dashurisë së këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe të dashurit të saj Anwar Hadid.

Sipas tabloidit “The Sun” çifti, tashmë i famshëm duket se është në krizë dhe kjo ka ardhur si pasojë e karrierës, e cila po i mban larg njëri-tjetrit.

All - Paragraf - 3

26-vjeçarja Dua dhe modeli 22 vjeçar nuk janë takuar prej më shumë se 6 javësh dhe raportohet të kenë diskutuar për të marrë kohë për të vendosur për të ardhmen e tyre.

Dua është duke regjistruar albumin e saj të ri në Londër e Los Angeles, ndërkohë që Anwar po qëndron në Nju Jork i vetëm bashkë me qenin e tyre.

Një burim pranë çiftit tregon se ata e kanë diskutuar idenë për t'i "vënë frenat" romancës së tyre muajin e kaluar, pasi udhëtimet e shumta dhe distanca po rezulton e vështirë.

All - Paragraf - 6

Vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella, madje shkroi në Instagram një mesazh të koduar, ku falënderonte të afërmit që e drejtonin në hapat e tij për të qenë i lumtur me veten. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos