"Rocky" mund të mos ekzistonte kurrë, Sylvester Stallone çel ekspozitën me piktura

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 11:27 | Showbiz

Aktori legjendar i “Rocky” mund të mos bëhej kurrë ai që ne njohim sot. Sylvester Stallone ka rrëfyer se mund të kishte ndjekur një karrierë tjetër si piktor.

Ai ka hapur një ekspozitë ku ka publikuar 50 piktura të tij impresioniste, në një muze të Gjermanisë, të cilat publiku mund t’i shohë deri në shkurt të 2022.

75-vjeçari ka treguar edhe herë të tjera vepra të tij të artit për botën, por kjo është ekspozita më e shtrenjtë që ka realizuar ndonjëherë.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të shoh punën time të varur këtu, pranë disa prej artistëve më të mëdhenj në botë”, është shprehur Stallone. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos