Lidhjet me McGonigal, Vasili: Rama agjent rajonal për interesa të Rusisë, duhet të hetohet

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 14:29 | Politikë
Lidhjet me McGonigal, Vasili: Rama agjent rajonal për interesa të

Nënkryetari i Partisë së Lirisë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në bashkëpunim me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, ka luajtur rolin e agjentit për interesa të Rusisë duke dëmtuar Shqipërinë.

Petrit Vasili kërkon që drejtësia të hetojë shefin e qeverisë. Ai tha se aksioni opozitar do të vijojë me komision hetimor dhe protestën e 11 shkurtit.

“Roli që ka luajtur Edi Rama provon qartë se ai nuk është një lider global, por një agjent rajonal në funksion të interesave ruse. Zyra e kryeministrit është konsideruar si një zyrë private. Shqipëria është trajtuar si një provë private, duke shitur e dhënë kontrata, vetëm e vetëm për interesat e Edi Rmës. Komisioni hetimor është më e pakta gjë që ne po përmbushim se deputetë dhe si opozitë,” tha ndër të tjera Vasili.

Protesta e 11 shkurtit, sipas nënkryetarit të PL-së do të jetë një moment historik për të larguar, siç u shpreh ai, mafien nga zyra e kryeministrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos