
Pas 11 ndeshjesh në Ligën Ballkanike, Vllaznia e basketbollit të meshkujve më fund ia doli të marrë fitoren e parë në këtë kompeticion.
Kuqeblutë mundën në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër ekipin e Rahovecit të Kosovës me rezultatin 73-68. Duhet thënë se ka qenë një ndeshje përgjithësisht e dominuar nga ekipi shkodran.
Pjesa e parë e takimit u mbyll në shifrat 39-29. Kjo epërsi u ruajt deri në minutat e fundit, por pas disa gabimeve të shkodranëve, kosovarët e Rahovecit arritën të barazojnë shifrat në 68-68.
Por Vllaznia ka një lider dhe është amerikani Perin, ai që shënoi pesë pikët e fundit dhe për rrjedhojë kuqeblutë triumfuan për herë të parë në Ligën Ballkanike. (A2 Televizion)