
Tirana e basketbollit të meshkujve nuk arriti as këtë herë të thyej Golden Eagle Ylli në javën e 13 të Ligës Unike. Bardheblutë u mposhtën me rezultatin 96:72 në një ndeshje ku vendasit ishin gjatë gjithë kohës në avantazh. Fillimi ishte disi i barabartë me dy skuadrat që mbroheshin mirë, ndërsa në periodën e dytë basketbollistët e Yllit ishin dukshëm më të mirë, duke kaluar në avantazh deri në 12 pikë, diferencë.
Skuadra e Ekand Karaj e ndjeu jo pak dhe lodhjen pas derbit të se dielës përballë Partizanit çfarë bëri që dhe në dy periodat e fundit, Ylli ta kishte dhe më të thjeshtë. Dardatë thelluan dhe më shumë diferencën dhe në fund triumfuan me rezultatin final 96:72.Tek Ylli u dalluan Mikaile Tmusic me 23 pikë dhe, Henrik Sirko me 17 pikë kurse te Tirana dy më të mirët në parket ishin Endrit Hysenagolli dhe Julian Hamati me 18 pikë secili.
Pas kësaj disfate Tirana e sheh veten në mesin e tabelës në vendin e pestë me 6 fitore dhe 7 humbje ndërsa Ylli vijon marshimin në kreun e Ligës Unike pasi regjistron12 fitore e një humbje. (A2 Televizion)