Ligji i arsimit të lartë, “hartimi i vitit 2015 pa sukses, duhet të rritet financimi dhe kërkimi shkencor”

Nga A2 CNN
2 Tetor 2021, 13:52 | Aktualitet
Ligji i arsimit të lartë, “hartimi i vitit 2015 pa sukses, duhet

Ligji i parë për arsimin e lartë në Shqipëri u hartua dhe u miratua në vitin 2007. Gjatë vitit 2012-2013 pati ide dhe propozime për disa ndryshime në disa nene të tij.

Mes shumë debatesh, kundërshtimesh e diskutimesh, në vitin 2015 komisioni i ngritur për arsimin e lartë arriti të miratojë një ligj të ri, nga i cili synohej rregullimi njëherë e përgjithmonë i financimit për universitetet, autonominë e tyre, kërkimin shkencor e të tjera, por 6 vite më vonë sërish shfaqen vende për ndryshim të disa neneve të tij.

Ligji për arsimin e lartë, miratuar në 2015, sipas ekspertëve, ishte i pa suksesshëm. Mungesa e doktoraturave ka dëmtuar një nga aspektet bazë të arsimit të lartë, që është kërkimi shkencor.

Sipas ekspertëve, universitetet kanë një proces të centralizuar në përthithjen e studentëve. Për rregullimin e ligjit të arsimit të lartë është ngritur një bord të e ri të Akreditimit të Arsimit të Lartë, me ekspertë shqiptarë e të huaj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos