All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Lihet në burg ekuipazhi i anijes nga Libia që solli 2275 tonë naftë kontrabandë në Durrës

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 10:02 | Kronikë
Lihet në burg ekuipazhi i anijes nga Libia që solli 2275 tonë
All - Paragraf - 1

Gjykata e Durrësit caktoi masën “arrest me burg” për ekuipazhin e anijes nga Libia që solli 2275 tonë naftë kontrabandë.

Në burg janë lënë shtetasit Zuhair Alkwaifi, Amad Abushala, Muayid Ali Altahir dhe Badr Teezini.

All - Paragraf - 3

Mësohet se sasia e karburantit nuk korrespondonte me dokumentacionin, pasi në anije kishte më pak litra se sa ishte dokumentuar.

https://a2news.com/2022/09/13/sekuestrohen-mbi-2200-tone-nafte-arrestohen-3-shqiptare-3-libiane-dhe-1-sirian/

Kapiteni, dy ndihmësit e tij dhe një punonjës i ngarkim-shkarkimit, të gjithë shtetas libianë, akuzohen për tregti dhe transport i mallrave kontrabandë.

Më herët në dëshminë e tij një prej të arrestuarve, Zuhair Alkwafi, tha se kjo është hera e tretë që ai sjell naftë në Shqipëri.

Policia sekuestroi 2275 tonë naftë kontrabandë. Anija e ndërtuar në vitin 1994 dhe që lundron me flamur të Kamerunit, u ndalua pasditen e 12 shtatorit për verifikim. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos