
Në vendin tonë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me linë e majmunëve, por është ngritur sistemi i survejimit. Këtë konfirmoi në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, nëndrejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku, sipas të cilit rreziku ekziston për shkak të lëvizjes dhe periudhës 21 ditore të inkubacionit të virusit.
“Zyrtarisht nuk kemi asnjë rast të dyshuar me linë e majmunit për ta dërguar për ekzaminim të mëtejshëm. Sensibilizimi është dhënë vonë. Jemi munduar të mos humbim kohë për të shpërndarë udhëzuesit për mjekët e familjes. Dhe ka nisur të ngrihet sistemi i survejancës. Rreziku janë në të gjithë botën se lëvizjet janë të shumta dhe kemi periudhë inkubacioni për 21 ditë”, u shpreh Ulqinaku.
Ndërsa Mjeku Lajdon Shapo nga Londra theksoi se raste më të shumta janë vërejtur në komunitete homoseksuale dhe biseksuale.
“Fakt mbetet numri i lartë i rasteve, kemi 555 raste të konfirmuara e dyshuar në rang global përveç Afrikës qëndrore e jugore që është endemike. Në Britaninë e Madhe kishte rritje prej 71 raste kemi 179 raste që nga fillimi i shpërthimit epidemik Spanja ka 120 raste, Portugalia 96 raste. Janë komunitetet e gay homoseksuale dhe biseksualet janë 90% e rasteve të prekura. Transmetimi i rasteve të ngushta kërkojnë një kohëzgjatje të caktuar që përbën një risk të ulët në popullatë po të lartë në këto grupe. Këto raste janë pjesa që shihet dhe nuk shihen personat e tjerë të kontaktit. Raste po na vijnë nga familja dhe një rast infekton tjetrin”.
Një mundësi tjetër infektimi me linë e majmunëve është edhe ajo nga brejtësit, ku përveç izolimit të personave Shapo sugjeron që të izolohen edhe brejtësit.
“Një mundësi tjetër është ajo e transmetimit mes brejtësve. Personi duhet izoluar 21 ditë dhe duhen larguar brejtësit se mund të jenë rezervuar. Kjo është hipotetike. Ky alarm na vjen në bisht pandemie. Duhet të ndalojnë çdo lloj kontakti fizik. Është një ngjarje në lëvizje”.
Shapo përjashton pandeminë nga kjo sëmundje por njofton se janë dy variante të saj, ku më i rrezikshmi është ai kongolez me 10 % vdekshmëri.
“Do ta përjashtoja pandeminë për natyrën e sëmundjes. Ka një dritare të hapur që ofron rritje të numrit të rasteve. Survejanca ka shumë shtresa. Ka dy variante një kongolez që është shumë i ashpër me 10 % vdekshmëri dhe tjetri me 1% Deri tani në rastet që kemi parë nuk ka rrezikshmëri. Vdekshmëria është te grupet vulnerabël”.
Mjekët theksojnë gjithashtu se vaksina ndihmon në parandalimin e kësaj sëmundjeje, por te rastet vulnerabël pasi në 90% të të prekurve nuk është e nevojshme.
Por se në ç’situatë ndodhet vendi ynë përgjigjen e jep Ulqinaku: “Jo nuk kemi vaksina, por kemi marrë garanci që ne e konsiderojmë të domosdoshme për mbrojtjen e personelit mjekësor në radhë të parë te vatrat që mund të identifikohen. Ka shumë vite që kjo vaksinë ka dalë nga qarkullimi”. (A2 Televizion)