Red Bull ka prezantuar makinën e re RB19, njëvendëshen me të cilën Max Verstappen do të mbrojë titullin kampion, të fituar vitin e kaluar, në xhiron e fundit të garës së fundit të Botërorit.
Kishte shumë pritshmëri në këtë prezantim, për të parë interpretimin që Adrian Newey, mjeshtri i aerodinamikës në F1, do t’i bënte rregullave të reja të këtij viti, dhe makina nuk zhgënjeu aspak.
“Prezantimi i një makine të re është e rëndësishme për tifozët dhe sponsorët, por nuk do të tregojmë asnjë detaj të veçantë mbi makinën”, deklaronte para disa ditësh Helmut Marko, këshilltari i Red Bullit.
Edhe pse mungojnë detajet teknike, linjat fantastike janë shumë të qarta nga fotot e publikuara në rrjetet sociale.
(A2 Televizion)