Trofeu i parë për sezonin, Tirana mund Vllazninë dhe fiton Kupën e Shqipërisë

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 08:56 | Sporte të tjera
Trofeu i parë për sezonin, Tirana mund Vllazninë dhe fiton

Një ndeshje e bukur, e mbyllur mes emocioneve dhe spektaklit. E tillë mund të konsiderohet finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll, mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Dueli i luajtur në palestrën sportive “Farie Hoti” përfundoi me triumfin 77-63 të bardhebluve që sigurojnë kështu trofeun e parë për këtë sezon.

Një atmosferë e zjarrtë dhe fantastike u krijua dhe me prezencën e ultrasve të Tiranës, të cilët çdo sekondë brohoritën për skuadrën e tyre.

Dueli nisi i barabartë për të dyja skuadrat, ndërsa diferenca u bë vetëm në periodën e katërt ku kryeqytetasit u shfaqën dukshëm më të saktë. Më i miri në parket u shpall Endrit Hysenagolli me 19 pikë dhe 17 topa në tabelë, mbështetur nga Eldi Hysa.

Kupa e Shqipërisë ia lë vendin kampionatit shqiptar i cili rinis këtë të enjte.

Fituesit në vite të Kupës së Shqipërisë

1951: Partizani
1952: Garnizoni Tiranë
1956: BC Puna Durrës
1957: Vllaznia
1958: Vllaznia
1960: Partizani
1961: Tirana
1962: Tirana
1963: Tirana
1965: Lokomotiva Durrës
1966: Vllaznia
1967: Vllaznia
1968: Vllaznia
1969: 17 Nëntori
1970: Partizani
1971: 17 Nëntori
1972: Partizani
1973: 17 Nëntori
1974: Dinamo
1975: Partizani
1976: Partizani
1977: 17 Nëntori
1978: Partizani
1979: Dinamo
1980: Partizani
1981: Vllaznia
1982: Partizani
1983: Partizani
1984: Partizani
1985: Vllaznia
1986: Dinamo
1987: Partizani
1988: 17 Nëntori
1989: Partizani
1990: Partizani
1991: Dinamo
1992: Dinamo
1993: Dinamo
1994: Vllaznia
1995: Partizani
1996: Vllaznia
1997: Studenti
1998: Vllaznia
1999: Dinamo
2000: Tirana
2001: Tirana
2002: Tirana
2003: Valbona
2003–04: Valbona
2004–05: Valbona
2005–06: Valbona
2006–07: Tirana
2007–08: Tirana
2008–09: Tirana
2009–10: Studenti
2010–11: Tirana
2011–12: Tirana
2012–13: Kamza Basket
2013–14: Vllaznia
2014–15: Vllaznia
2015–16: Kamza Basket
2016–17: Tirana
2017–18: Tirana
2018–19: Teuta
2019–20: Goga Basket
2020–21: Teuta
2021–22: Tirana (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos