
Përpara performancës së tij, të gjithë kishin shpresa të mëdha dhe Nathan Chen nuk zhgënjeu. Tri herë kampioni i botës zbriti në pistën e akullit në Lojërat Dimërore, duke dominuar në të gjitha drejtimet.
Paraqitja e pjesëtarit të skuadrës amerikane në programin e shkurtër të patinazhit artistik, u vlerësua me 113.97 pikë, duke vendosur edhe një rekord të ri bote për këtë disiplinë. (A2 Televizion)