
Petra Vlhova është kampionia e re olimpike në sllallomin për femra. Skiatorja nga Sllovakia triumfoi me përmbysje, pasi fillimisht pozicionohej e teta, por me një paraqitje të jashtëzakonshme befasoi rivalet dhe rekuperoi shtatë pozicione, duke e mbyllur në krye.
Vlhova e frenoi kronometrin me 8 të qindtat më pak se rivalja austriake Katharina Liensberger, teksa në shkallën më të ulët të podiumit ishte zvicerania Wendy Holdener, e distancuar me vetëm 12 të qindtat nga kreu.
Suksesi i Vlhovas është historik për Sllovakinë, pasi kjo ishte medalja e parë e artë e fituar në garat e skive alpine, por edhe arritja më prestigjioze në Lojërat Dimërore.
Në disiplinën e sllallomit gjigand, vendimtar ishte edhe gabimi i Sara Hector. Skiatorja nga Suedia, e cila po dominonte garën në sektorin e tretë, u shpërqendrua dhe doli nga pista. Për pasojë, ajo u përjashtua edhe nga lufta për medalje. (A2 Televizion)