Lirimi i Bllakos, Meta: Goditje fatale për drejtësinë, tregoi se koka e aferës është Rama

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 12:27 | Politikë
Lirimi i Bllakos, Meta: Goditje fatale për drejtësinë, tregoi se

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar këtë të premte për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, nga arrest me burg në arrest shtëpie, për aferën e inceneratorëve.

Meta u shpreh se ky vendim është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Ai theksoi se e gjitha është bërë me urdhër të Edi Ramës, pasi sipas Metës, është kryeministri koka e kësaj afere.

https://a2news.com/2022/10/07/lirimi-nga-qelia-i-alqi-bllakos-reagon-berisha-ia-kercelliti-dhembet-edi-rames/

“Sa familjarë janë burgosur për një dritare? Ata nuk kanë fëmijë për të rritur, ndoshta nuk kanë as mundësi të paguajnë një dado. Vendimi i djeshëm tregoi që koka e kësaj afere është Edi Rama, nuk janë as Alqi, as Lefteri.

https://a2news.com/2022/10/06/gjykata-e-posacme-liron-nga-qelia-alqi-bllakon/

Kjo është drejtësi më regji. Sepse drejtësia nuk veproi kurrë atëherë kur duhet të vepronte. Fakte flagrante, jo fjalë. Shkelje të hapura nga Edi Rama, Engjell Agaçi dhe ministra. Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një humbje morale, e gjitha me urdhër të Edi Ramës”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos