Lirimi nga qelia i Alqi Bllakos, reagon Berisha: Ia kërcëlliti “dhëmbët” Edi Ramës

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 10:59 | Politikë
Lirimi nga qelia i Alqi Bllakos, reagon Berisha: Ia kërcëlliti

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar ndryshimin e masës së arrestit ndaj ish-deputetit Alqi Bllaku të akuzuar për çështjen e inceneratorëve. Një ditë më parë, gjykata ndryshoi masën ndaj tij pas 6 muajsh në burg, duke dhënë masën arrest shtëpie.

Berisha u shpreh nga Memaliaj se Bllako kërcënoi Veliajn dhe Ramën. “Dje e liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Bllako, që me paratë tuaja, i kishte lidhur një rrogë 10-12 milionë lekë të atit. A do e tolerojmë ne këtë? A mund ta pranojmë ne këtë rritje të çmimit të naftës? Jo, sepse është e tëra vjedhje.

https://a2news.com/2022/10/06/gjykata-e-posacme-liron-nga-qelia-alqi-bllakon/

Pse Kosova dhe Mali i Zi ta kenë 900 lekë më lirë? Kjo sepse Rama ka gjetur Rama ka gjetur naftën, energjinë, si një shpatë mbi kokën e shqiptarëve. Ne do ngrihemi dhe do ngrihemi në protesta të fuqishme”, u shpreh Berisha nga Memaliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos