Rama takon Mitsotakis në Pragë, kryeministri grek: "Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE"

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 09:41 | Politikë
Rama takon Mitsotakis në Pragë, kryeministri grek:

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis, në vazhdën e Samitit të Komunitetit Politik Europian. Sipas burimeve qeveritare greke të cituara nga mediat lokale, dy liderët diskutuan për të gjithë spektrin e marrëdhënieve bilaterale dhe zhvillimet rajonale, si dhe konfirmuan vullnetin për të thelluar bashkëpunimin.

Nga ana e tij, Mitsotakis theksoi mbështetjen konstante të Greqisë në rrugën Europiane të Shqipërisë në përputhje me kushtet e vendosura nga Këshilli Europian. Pasojat e krizës ukrainase në Ballkanin Perëndimor dhe fuqizimi i sigurisë energjetike rajonale, ishin gjithashtu temë bisedimi.

Sipas burimeve qeveritare, kryeministri grek shprehu vendosmërinë për të mbrojtur të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, me theks të veçantë në sigurimin e të drejtave të pronës. Ai iu referua gjithashtu përcaktimit të kufijve detarë të të dyja vendeve dhe deklaroi se dërgimi i çështjes në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë, sipas dakordësimit, do të forcojë marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Kyriakos Mitsotakis pati një takim të shkurtër edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/23/marredheniet-me-greqine-shqiperia-vend-me-rrezik-ekonomik-nuk-terheq-dot-investime-greke/

A2 CNN Livestream

Latest Videos