Lirohen tre policët e Kosovës që u morën peng nga forcat speciale serbe

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 10:20 | Kosova

Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës, që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor. 'Gazeta Telegraf' mëson vendimi për lirimin e Rifat Zekës, Beqir Sefit dhe Mustafë Shemit është marrë para pak minutash.

Policia ndërsa kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se: “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyrë në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte. Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/21/ja-si-u-rrembyen-policet-e-kosoves-nga-serbia-svecla-publikon-videon/
https://a2news.com/2023/06/20/kurti-jep-detaje-per-policet-e-rrembyer-i-takoi-ambasadori-yne-u-moren-me-force-nga-15-serbe-duke-ngrene-buke/

A2 CNN Livestream

Latest Videos